Pas marrjes së rekomandimit, Haradinaj tregon kur pritet të liberalizohen vizat

Pas marrjes së rekomandimit, Haradinaj tregon kur pritet të liberalizohen vizat

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë sot se Kosova mori lajmin e shumëpritur për hapjen e rrugës drejt lëvizjes së lirë dhe përafrimit me familjen e madhe europiane, dhe se liberalizimi i vizave do të ndodhë në fundin e këtij viti.

“Qeveria që unë drejtoj, përgjatë tërë këtyre muajve, ka punuar pa u kursyer, në përmbushjen e kritereve të fundit të BE-së”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën do të përmbyllet në fund të këtij viti.

“Liberalizimi për Kosovën do të diskutohet deri në fund të gushtit në Parlamentin Europian, kurse i tërë procesi pritet të përmbyllet deri në fund të vitit”, ka thënë Haradinaj.