Të" />

Pas marrjes së nënshtetësisë, heroi i Parisit fillon punën e re

Pas marrjes së nënshtetësisë, heroi i Parisit fillon punën e re

Emigranti malian i cili është krahasuar me një hero dhe ka fituar nofkën “Spider-Man i Parisit”, ka filluar një praktikë me brigadën e zjarrit në kryeqytetin francez.

Të martën, Mamoudou Gassama, një emigrant 22-vjeçar që kishte jetuar në Francë në mënyrë të paligjshme, u bë i famshëm ndërkombëtarisht pasi një video ku ai shihej duke u ngjitur në një ndërtesë për të shpëtuar një katërvjeçar të varur në ballkon u shpërnda me të madhe në internet.

Pamjet e pabesueshme tregojnë se Gassama duket se shfaq një forcë mbinjerëzore ndërsa ngjitet ndërtesës në Paris për të shpëtuar djalin, i cili ishte i varur në një nga ballkonet e saj.

Ndërkohë është thënë se djali kishte “përfunduar në ballkon” pasi babai i tij nuk ishte në shtëpi dhe se “kishte qenë shumë i zënë duke luajtur Pokemon Go” derisa kishte dalë për të blerë.

Pas marrjes së nënshtetësisë, ‘Spider-Man’ i Parisit fillon punën e re

Dhe akti i guximshëm i tij u shpërblye nga presidenti Francois Macron, i cili i dha Gassamës shtetësinë franceze dhe një vend pune si zjarrfikës.

Pasi lajmi rreth guximit të treguar nga ai u përhap gjithandej, ai shkoi në një stacion zjarrfikësh për të nënshkruar një stazh 10 mujor për shërbimet e shpëtimit të zjarrit, i cili do t’i paguajë atij rreth 600 euro në muaj.

Gjithsesi ky veprim i presidentit francez ka marrë edhe reagime të ndryshme.
Derisa disa e kanë lavdëruar, ka pasur të tjerë që e kanë quajtur si një hipokrizi.

Claire Rodier nga GISTI, e cila mbështet imigrantët, ka vënë në dukje kontrastin midis trajtimit të Gassamas dhe politikës së përgjithshme të qeverisë ndaj migrantëve.