Pas maleve të Drenasit edhe malet e një qyteti tjetër kaplohen nga zjarri

Pas maleve të Drenasit edhe malet e një qyteti tjetër kaplohen nga zjarri

Malet e Qyqavicës ku përfshihen disa fshatra në Drenas po vazhdojnë ende të tymojnë dhe flaken nga zjarri që i ka kapluar ato zona që po vazhdon edhe sot, ndërkohë që zjarr i përmasave të mëdha është parë në Mitrovicë, saktësisht në zonën mbi fshatin Shupkovc.

Qytetarët nga këto vende i kanë dërguar medieve fotografi të cilat tregojnë gjendjen aktuale të malit ku dhe shihet zjarri me tym të shpërndarë gjithandej.

Ende nuk dihet se çka mund të ketë shkaktuar flakët në këtë lokacion, detaje të tjera rreth këtij lajmi pritet të publikohen së shpejti./Insajderi.com