Pas lidhjeve me dy reperat, vjen reperi i tretë në jetën e Amber Rose

Pas lidhjeve me dy reperat, vjen reperi i tretë në jetën e Amber Rose

Amber Rose fillimisht është bërë e njohur ndërkombëtarisht me lidhjen e saj me reperin e njohur Kanye West.

Rose nuk ka një profesion ta caktuar, mirëpo herët në karrierë ishte striptizere, e më vonë ka filluar të konsiderohet edhe si modele dhe aktore.

Lidhja e saj me reperin West filloi në vitin 2010 dhe zgjati dy vite. Njëra prej arsyeve kryesore që Rose është deklaruar se ka ndikuar në ndarjen e saj me West është Kim Kardashian, gruaja aktuale e reperit sot.

Nuk kaloi shumë kohë pas West, Rose filloi sërish një tjetër lidhje me një reper, Wiz Khalifa-n.

Cifti u martua dhe tani kanë një fëmijë, mirëpo nuk janë në lidhje së bashku.

Mbas lidhjeve me dy reperët, tani Amber Rose është në lidhjen e saj të tretë me një tjetër reper. Ai është 21 Savage, artist relativisht i ri në skenën muzikore.

Diferenca 9 vjeçare në moshë mes asaj dhe reperit nuk duket ti pengojë Rose, pasi që ajo është shprehur se dëshiron të martohet me reperin nga Atlanta./Insajderi.com