Pas lëndimit të Fury, tjetër sfidues për Klitschko

25.09.2016 10:15
Pas lëndimit të Fury, tjetër sfidues për Klitschko

Dëmtimi i papritur i britanikut Tyson Fury, një muaj para duelit të dytë me ukrainasin, Wladimir Klitschko, mund t’i hapë rrugën një tjetër sfide të madhe në peshat e rënda.

Pak orë pas lajmit se revanshi mes britanikut dhe ukrainasit është shtyrë, ka qenë Eddie Hearn, menaxheri i Anthony Joshua, ai që ka propozuar një duel mes këtij të fundit dhe Klitschko, njofton Telesport.

Kjo do të ishte një tjetër sfidë ëndrrash, pasi Joshua mban titullin kampion bote në peshat e rënda në kategorinë IBF, duke i dhënë kështu mundësi Klitschko të duelojë për titull. Një duel, që nëse realizohet, mund të zhvillohet më 26 nëntor.

Titulli IBF që mban Joshua, një vit më parë mbahej nga Klitschko, por ai e humbi në duelin me Fury. Më pas, ky titull iu hoq Fury nga drejtuesit e IBF, pasi nuk dueloi me rivalin e propozuar nga ajo./Insajderi.com