Pas kryeministrit ky është këngëtari kosovar që bënë pushime në St.Moritz

Këngëtari kosovar, Capital T, i cili njihet për hitet e tij të shumta dhe udhëtimet luksoze nëpër vende të ndryshme të botës, së fundit ka zgjedhur një vend të veçantë i cili për kosovarët u bë i njohur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, “St.Moritz”, në Zvicër.

Pas kryeministrit ky është këngëtari kosovar që bënë pushime në St.Moritz

Trim Ademi i njohur si “Capital T”, ka postuar së fundi disa foto në rrjetin e tij social, “Instagram”, në një ndër vendet më të shtrenjta në botë, Sant Moritz, në Zvicër.

Ky vend u bë i njohur nga kosovarët pasi që Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte shkuar për pushime nëntë ditore. Në këtë fshat turistik, Haradinaj kishte pushuar në hotelin “Carlton” ku një darkë e natës së vitit të ri kushton një mijë e 50 franga.

Capital T në fotot të cilat i ka publikuar ka treguar edhe hotelin në të cilin gjendjet, në mbishkrim të fotos ai ka shkruar se është në “Conthey, Switzerland”, shkruan Insajderi.

Në këtë foto këngëtari i famshëm shihet në ambientet e hotelit, derisa e ka fotografuar vetën brenda ashensorit.

Ndërsa fotot tjera Capital T, të cilat i ka publikuar janë para një veture sportive dimërore dhe një ambient i gjithi me borë.

Po ashtu ai ka postuar edhe disa video, duke shkuar në fshatin turistik.

https://www.instagram.com/p/BfB65j0h_qk/?hl=en&taken-by=truekapo

Po këtë ditë, këngëtari kosovar ka publikuar edhe tri këngë të reja.

Capital T, njihet për pushimet e tij luksoze të cilat i bënë nëpër botë. Një kontrollim i thjeshtë në profilin e tij të Instagramit dhe mund të shikosh të gjithë botën përmes tyre, nga Majami deri tek vendet aziatike.

Insajderi në fillim të këtij viti ka publikuar hulumtimin për pushimet luksoze të kryeministrit Haradinaj me familje në fshatin turistik, Sant Moritz,vendin më të shtrenjtë në botë.

Nuk dihet saktësisht se sa ka paguar Haradinaj, por bazuar në çmimet publike të hotelit, del se pushimet e kryeministrit mund të kenë kushtuar mbi 80 mijë franga. /Insajderi.com

Pushimet luksoze të kryeministrit  në Sant Moritz, vendin më të shtrenjtë në botë