Pas kritikave, RTK-ja thekson se transmetimi i konventës është sponzorizuar

Pas kritikave, RTK-ja thekson se transmetimi i konventës është sponzorizuar

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), i cili është duke transmetuar në dy kanale të saj – atë RTK 1 dhe RTK3 – Konventën e Nëntë të Partisë Demokratike të Kosovës, ka cekur se ky transmetim është i sponsorizuar.

Konventa e PDK-së e cila ka filluar rreth një orë më parë, është transmetuar që nga fillimi prej Transmetuesit Publik të Kosovës.

Por, vetëm pas raportimit të Gazetës Online Insajderi se “RTK-ja bllokon sërish RTK-në” duke transmetuar konventën e kësaj partie në dy kanalet e saj, televizioni shtetëror ka reaguar duke e cilësuar “të sponsorizuar” këtë transmetim.

RTK ka theksuar përmes një njoftimi në ekranin televiziv se PDK-ja ka paguar televizionin shtetëror për transmetimin e konventës partiake. /Insajderi.com