Pas Kosovës, mësohen emrat e dy vendeve të tjera që morën mish nga Belgjika

Pas Kosovës, mësohen emrat e dy vendeve të tjera që morën mish nga Belgjika

Agjencia Federale për Sigurimin e Ushqimit në Belgjikë (FASFC) ka njoftuar sot se përveç Kosovës, edhe Hong Kongu dhe Bregu i Fildishtë kanëimportuar mish nga kompania e dyshimtë belge “Veviba”, deri në fund të vitit 2016.

Në një raport të lëshuar të hënën, FASFC bëri të ditur se Kosova, Bregu i Fildishtë, Hong Kongu, si dhe Belgjika janë vendet e prekura nga mishi i “Vevibas”, kompanisë belge, një pjesë e mishit të së cilës është konstatuar të ketë qenë me afat të skaduar.

Në këtë raport, Agjencia Federale për Sigurimin e Ushqimit në Belgjikë ka hartuar një listë të shteteve të huaja që kanë punuar me Veviban.

“Eksportet nga Veviba u zhvilluan deri në tetor 2016 në vendet e treta në vijim: Hong Kongu, Bregu i Fildishtë dhe Kosova. Këto vende u paralajmëruan më 9 mars 2018 përmes kanaleve diplomatike”, thuhet në raportin e agjencisë belge.

Zbulohet emri i kompanisë kosovare që importoi mishin nga Belgjika