Pas koncenusit për demarkacion, ministrja e integrimeve evropiane thotë se izolimit po i vjen fundi

Pas koncenusit për demarkacion, ministrja e integrimeve evropiane thotë se izolimit po i vjen fundi

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas lajmit për arritjen e konsensusit për ratifikimin e demarkacionit, ka theksuar se “është lajm i shumëpritur, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe për miqtë tanë”.

“Arritja e konsensusit për ratifikimin e demarkacionit, është lajm i shumëpritur, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe për miqtë tanë. Me këtë konsensus, u rikonfirmua rruga jonë integruese euro-atlantike, konsensusit tonë nacional. Izolimit po i vjen fundi”, ka thënë ajo.

Ministrja ka thënë se pas ratifikimit të demarkacionit, fillojnë procedurat për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Me punë e përkushtim gjithëpërfshirës së bashku me institucionet e BE-së, arrijmë duke zbatuar procedurat dhe matshmërinë e zotimeve tona, në fushën e sundimit të ligjit, rritjes ekonomike, mirëqenies së qytetarëve dhe të gjitha vlerat tjera të cilat i aspirojmë si shtet. Dita e sotme dëshmoi se vullneti i krerëve politik të Kosovës kurrë nuk ka munguar për të sjellë ndryshime të shumëpritura për secilin qytetar. Qytetarët mbi të gjitha!”, ka thënë më tej ajo.