rritje për 9,19 për qin" />

Pas KEK-ut edhe një tjetër institucion paralajmëron kolapsin

Pas KEK-ut edhe një tjetër institucion paralajmëron kolapsin

Një ditë pas Agjencia e Statistikave të Kosovës lajmëroi se ka pasur rritje për 9,19 për qind të numrit të pasagjerëve që shfrytëzojnë trenin si mjet udhëtimi, ka ardhur lajmi se këta udhëtar nuk do të mund ta shfrytëzojnë këtë mjet transporti pas 3 gushtit.

Telashet e ndërmarrjes Trainkos, nuk dihet nëse do të jenë në rend të ditës në mbledhjen e qeverisë. E kjo pritet të shkaktoj kolaps tek Trainkos, njashtu sikurse pritet të shkoj në kolaps Korporata Energjetike e Kosovës duke rrezikuar terr total pasi nuk ka rezerva të thëngjillit.

Shteti ende nuk i ka shpronësuar pronat e banorëve të Shipitullës, fshat ky që është i shpallur si zonë e mbrojtur për shkak të pasurive të thëngjillit.

E përpos që rrezikojmë që këtë muaj të mbesim në terr, Kosova rrezikon të mbesë edhe pa transport hekurudhor, raporton Insajderi.

Sipas ASK-së, nga 52 mijë udhëtarë që kishin përdorur trenin si mjet transporti gjatë tremujorit të parë (TM1), në tremujorin e dytë numri ka shkuar në 57 mijë persona, që përdorin trenin për udhëtim.

Megjithatë, Tranikos i ka thënë Klan Kosovës, se kjo kompani, për mungesë buxheti, nga 3 gushti do t’i ndal trenat e udhëtarëve.

Ministria e Infrastrukturës, thotë se Trainkos e shpenzoi buxhetin vjetor prej 1 milion euro për vetëm 7 muaj.

E për mjete shtesë, drejtuesit e saj po e presin Qeverinë e re.

Përpos numrit të pasagjerëve ka pasur edhe rritje të transportit të mallrave me tren.

“Transporti i mallrave me tren në tremujorin e dytë të vitit 2017 ishte 132 mijë tonë, ku në raport me tremujorin e parë të vitit 2017 ka pasur një rritje prej 35.41%”, shkruan në raportin e statistikave.

ASK tregon se në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privatë, derisa qarkullojnë 8 lokomotiva disel, të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh. /Insajderi.com