Pas humbjes në Champions ndaj Barcelonës, Juventusi ringrihet në kampionat. Bardhezinjtë fituan 1-3 në transfertë ndaj Sassuolos, falë 3 gola" />

Pas humbjes me Barcelonën Juventus mposht Sassuolon

Pas humbjes me Barcelonën Juventus mposht Sassuolon

Pas humbjes në Champions ndaj Barcelonës, Juventusi ringrihet në kampionat. Bardhezinjtë fituan 1-3 në transfertë ndaj Sassuolos, falë 3 golave të argjentinasit Paulo Dybala.

Në ndeshjen e tij të 100 me Juventusin, sulmuesi shënoi në minutën e 16, 49 dhe 63.

Ndërkohë, goli i vetëm për Sassuolon u shënua nga Politano, në minutën e 51.

Me këtë fitore, Juventusi bashkohet me Interin në krye të klasifikimit të Serisë A, me 12 pikë.