Pas dy vjetëve shfuqizohet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi

Pas dy  vjetëve shfuqizohet gjendja e jashtëzakonshme në Turqi

Prej mesnatës në Turqi më nuk është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, e cila është shfuqizuar pas dy vjetësh. Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka premtuar se gjendja e jashtëzakonshme më nuk do të vazhdohet pasi skadon të mërkurën në mesnatë, kanë transmetuar mediet turke.

Gjendja e jashtëzakonshme është futur më 20 korrik 2016, pas grusht shtetit të pasuksesshëm për të cilin janë akuzuar pjesëtarët e rrjetit të klerikut Fetullah Gulen i cili jeton në SHBA.

Atëbotë nëpër përleshje kanë vdekur 250 njerëz, dhe gati 2.600 të tjerë janë plagosur. Qeveria e Turqisë shtatë herë e ka vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme, herën e fundit në prill, në periudha tre muajsh./Insajderi.com.