Pas dy dekadash mister, Carlos zbulon “mrekullinë” e golit të famshëm ndaj Francës

30.11.2017 22:55
Pas dy dekadash mister, Carlos zbulon “mrekullinë” e golit të famshëm ndaj Francës

Pas shumë vitesh, më në fund, Roberto Carlos ka zbuluar trajektoren e çuditshme që ka marrë topi, dhe askush nuk mund të thotë se është surprizuar nga ajo.

Siç e dini të gjithë, mbrojtësi brazilian ka shkruar historinë brenda disa sekondave në vitin 1997 kur lëshoi një goditje monstruoze me një hark të paparë ndonjëherë ndaj Francës në miqësoren inauguruese të Le Tournoi de France.

Shikoni kapësin e topave mbrapa portës që instinktivisht reagon për t’u ruajtur megjithëse është 10 metra larg portës…

Ajo goditje u bë emblema e tij, dhe shumë lojtarë të tjerë u munduan ta kopjonin sa herë që gjendeshin 30-40 metra largo portës, por normalisht që pa sukses.

Ajo është goditja e përsosur për të përshkruar ‘bananen’, dhe madje ka provokuar shkencëtarë të kryenin teste fizike për të zbuluar atë trajektore të çuditshme të topit.

Gjithsesi, pasi e mbajti të fshehtë për dy dekada, Carlos ka pranuar se nuk ishte vetëm aftësia e tij që krijoi ‘bananen’ por ai është ndihmuar nga era e fortë që frynte atë ditë.

“Topi ishte duke shkuar jashtë, por era e dërgoi në portë. Ishte një mrekulli,” ka zbuluar kampioni i botës./Telesport.