Pas Duas, edhe Rita Ora mbështillet me flamur të LGBT-së në koncert

Pas Duas, edhe Rita Ora mbështillet me flamur të LGBT-së në koncert

Edhe Rita Ora njësoj sikurse Dua, po del të jetë mbështetëse e jashtëzakonshme e Komunitetit LGBT.

Këngëtarja në fjalë, së fundi ishte pjesë e një koncerti në Manchester, ku edhe u mirëprit nga publiku që kishin shkuar për ta ndjekur nga afër performancën e saj.

Madje, disa prej tyre, mbanin disa mbishkrime në duar me tituj këngësh të këngëtares, e fjalë të veçanta për të.

“I will never let you down”, ishte njëri prej tyre, që plot emocion po e mbante një fanse e flaktë e Ritës.

Por, detaji që nuk kishte si t’i shpëtonte vëmendjes, ishte flamuri i LGBT-së, me të cilin ishte mbështjellur Rita, njësoj si këngëtarja tjetër me famë botërore Dua Lipa.

Por, se a do e merrnin guximin dy këngëtaret në fjalë, të bënin po të njëjtën gjë në vendin e tyre, kjo mbetet dilemë.