Pas Dembeles, në radhë Coutinho

Pas Dembeles, në radhë Coutinho

Drejtuesit e Barcelonës po mundohen që ta transferojnë edhe Philippe Coutinhon nga Liverpooli.

Gjatë ditës së sotme talenti i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele pritet që të zyrtarizohet si lojtar i ri i Barcelonës.

Por, pas Dembeles, i cili Barcelonës do t’i kushtoj 105 milionë euro, Drejtuesit e ekipit katalunas po mundohen që ta transferojnë edhe Philippe Coutinhon nga Liverpool, shkruan Mundo Deportivo.

Liverpool ka refuzuar tri oferta të Barcelonës për Coutinhon, e fundit ishte rreth 125 milionë euro, përcjell Express.

Por, pavarësisht insistimit të Liverpoolit për mbajtjen e brazilianit, Barcelona do të bëjë çmos qeë deri me 31 gusht ta sjell ish yllin e Interit në Camp Nou.