Pas bllokimit të miellit serb, Serbia kërcënon Kosovën

Pas bllokimit të miellit serb, Serbia kërcënon Kosovën

Në Kosovë është marrë vendim për miellin e Serbisë që të vihet taksë nga 40 euro në 1 ton, gjë kjo që paraqet një skandal për serbët.

Ministri i Tregtisë Rasim Ljalic ka kërkuar nga qeverisja në Prishtinë ta tërheqin këtë vendim, sepse në rast që nuk heqin dorë nga ky vendim, shteti i tyre do të merr kundërmasa, përcjell gazetametro.net.

“Po u rimë larg kundërmasave, sepse ajo nuk na shpie askund, por në rast që nuk ka mënyrë tjetër, atëherë duhet ta bëjmë këtë”, ka deklaruar Ljalic i cili ka shtuar se taksat për miellin e Serbisë do të jetë një ndër temat që do të flitet në mbledhjen rajonale që do të mbahet në Budva.

“Asnjë vend me më pak se 10 milionë banorë, nëse pjesa e eksporteve në PBB nuk është të paktën 50 %, nuk ka asnjë shans për zhvillim ekonomik. Të gjitha vendet që mendojnë të kapen në këtë mënyrë dhe të mbrojnë biznesmenët e tyre, në fakt janë dukë shtënë në këmbën e tyre “, theksoi ai.

“Çmimi i miellit është nga 197 deri në 205 euro. U kemi thënë që do të marrim kundërmasa në rast që ky vendim nuk tërhiqet. Ne nuk mund të presim dy apo tre muaj që ata të blejnë grurë nga ne, të bëjnë miell dhe ta shesin atë”, theksoi Ljajic.

Siç shtoi ai, Serbia nuk do të heqë dorë nga heqja e të gjitha pengesave jashtë vendit me vendet në rajon, me një model që do të identifikojë të gjitha barrierat ekzistuese që ekzistojnë dhe do t’i prezantohen të gjitha vendeve anëtare të CEFTA-s.

Agroekonomisti, prof. Dr. Miladin Sevarlic, beson se vendimet e tilla të Prishtinës do të jenë gjithnjë e më të shumta.

“Kjo është edhe një dëshmi tjetër që Kosova nuk është pjesë përbërëse e Republikës së Serbisë dhe që ngjarje të tilla në të ardhmen do të jenë të shumta”, kujton Sevarlic.

Siç thotë ai Kosova nuk ka mundësi të prodhoj grurë dhe miell për nevojat e veta.

“Ata janë të varur nga importet, por parashtrohet pyetja se nga do të importojnë dhe me çfarë çmimi, ndërsa me çmimin më të ulët që e kanë importuar nga Serbia nuk mund ta gjejnë askund, kështu që besoj që do të qeverisë logjika e mbrojtjes së konsumatorit dhe logjika e pashmangshmërisë së bashkëpunimit”, ka përmbyllur Savarlic.