Pas arrestimit të serbit për krime lufte Vuçiq thotë se u arrestua brutalisht sikur të ishte Haradinaj

Pas arrestimit të serbit për krime lufte Vuçiq thotë se u arrestua brutalisht sikur të ishte Haradinaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç arrestimin e Bogdan Mitroviçit po e konsideron si një mesazh për çdo serb që të mos përpiqej të vizitojë fare Kosovën e lëre të jetonte në të, raporton Insajderi.

Vuçiq tha se arrestimi i Mitroviçit ishte një arrestim brutal para kamerave “sikur ta arrestonin Ramush Haradinajn ose vëllanë e tij Dautin”.

Vuçiq tha se Policia e Kosovës arrestoi një person që kishte shkuar me gruan e tij dhe vajzën e tij dhe nuk që sipas arkivave të Serisë Mitroviçiq nuk kishte bërë asgjë gabim.

“Ne kontrolluam nëpër arkivat tona, shërbimet tona të sigurisë, atë që dimë për të dhe nëse ai ka bërë diçka. Nuk ka asnjë shenjë se ai ka bërë ndonjë gjë të keqe”, tha Vuçiç duke shtuar se Mitrovic ishte rezervist, shkruan Radi Kim.

“Do të flasim të enjten sepse puna ime është të kujdeset për të ardhmen e qytetarëve, por edhe për Mitrovicën. Do të jenë të sëmurë me pyetjet tona, çfarë do të bëjnë ata dhe se si mendojnë se po e bëjnë këtë,” tha ai më tej.

Bogdan Mitrovic u arrestua gjatë ditës së djeshme në fshatin Mushtisht të komunës së Suharekës, gjatë një vizite në shtëpinë që kishte braktisur dhe kishin ortodokse serbe.

Mitroviç akuzohet për “vepra serioze kriminale dhe lufte”, në Kosovë, i cili pas arrestimit është dërguar në Prizren.