Piloti ushtarak ukrainas, të cilin rusët e akuzuan për rrëzimin e aeroplanit të Malaysia Airlinesa më 2014 ka bërë vetëvrasje në banesën e vet, njoftuan mediat ukrainase.
Kapiteni Vladislav Voloshin ka fluturuar me aeroplanin e vet Su-25 pikërisht në çastet kur mbi Ukrainë u rrëzua aeroplani malajzias në fluturimin MH17 në të cilin humbën jetën 298 njerëz.
Hetimet e mëvonshme erdhën në përfundim se aeroplani është qëlluar nga territoret e separatistëve rusë me raketë Buk, por rusëve fluturimi i Voloshinit u shërbeu si arsyetim ideal për fatkeqësinë. Ata e thanë qartë se aeroplanin malajzias e ka rrëzuar ukrainasi.
Voloshini vendosmërisht i hodhi poshtë akuzat, duke i quajtur rrenë të kulluar. Por, miqtë dhe bashkëpunëtorët kanë thënë se kohët e fundit ka rënë në depresion, megjithëse ukrainasit e quanin hero kombëtar.
Vladislav Voloshin
Gjatë karrierës ka marrë pjesë në 33 misione luftarake në Ukrainën lindore, ndërsa së fundmi punoi si shef i aeroportit në Mikolaiv.
Mediat njoftojnë se Voloshini është vrarë me revole. Ndihma e shpejtë ka arritur shumë shpejt, por për të s’ka pasur shpëtim.