Pas 70 vitesh ndalimi, libri i Hitlerit bëhet libri më i shitur i vitit

Pas 70 vitesh ndalimi, libri i Hitlerit bëhet libri më i shitur i vitit

Rreth 85 mijë kopje të librit të Adolf Hitlerit, “Mein Kampf”, janë shitur gjatë vitit 2016.

“Mein Kampf”, u rikthye në librari në 2016, pas 70 vitesh ndalimi dhe menjëherë u shndërrua në “Bestseller”.

Vëllimi prej 2 mijë faqesh është pasuruar edhe me vlerësime të studiueseve që kundërshtojnë tekstin hitlerian, me themelet e ideologjisë naziste.

Kjo është konsideruar një nga arsye se pse për një libër i ndaluar për një kohë të gjatë, pati një sukses kaq të madh.

Drejtori i Instiutit i Historisë Bashkëkohore të Mynihut, Andreas Wirsching, ka thënë se këto shifrat janë mbresëlënëse, shkraun “The Guardian”.

“IFZ kishte planifikuar fillimisht për të shtypur vetëm 4000 kopje, por pas kërkesave është rritur numri i tyre”, ka thënë Wirsching, raporton Insajderi

Vendimi për të ripublikuar librin famëkeq u ndesh me kritikat e grupeve hebreje. “Mein Kampf u botua fillimisht në 1925-n, 8 vite përpara se Hitleri të vinte në pushtet.

Ai parashtron idetë raciste që nazistet i vunë në praktike më vonë, përfshirë denigrimin dhe shtypjen e hebrenjve dhe sllavëve./Insajderi.com