Pesë vjet pas vizitës së saj të fundit, kthehet në takimin e rrezikshëm me Diellin kometa Sun 96P. Imazhet e kalimit të saj u kapën nga dy teleskopë diellorë: Soho, i Ag" />

Pas 5 vitesh kthehet kometa 96P dhe përshëndet Diellin

Pas 5 vitesh kthehet kometa 96P dhe përshëndet Diellin

Pesë vjet pas vizitës së saj të fundit, kthehet në takimin e rrezikshëm me Diellin kometa Sun 96P. Imazhet e kalimit të saj u kapën nga dy teleskopë diellorë: Soho, i Agjencisë Evropiane të Hapësirës (Esa) dhe NASA, si dhe sondat binjake Stereo të NASA-s.

Është shumë e rrallë që kometat të vërehen njëkohësisht nga dy pozicione të ndryshme. Të dhënat e kapura do të jenë të vlefshme për të zbuluar sekrete të tjera të këtij trupi qiellor, duke filluar me përbërjen. Pamjet tregojnë për një udhëtim dramatik: kur i afrohet diellit, kometa ndahet në tre pjesë, dhe në të njëjtën kohë akulli ka nisur të avullojë, duke krijuar bishtin tipik të kometave.

Kometa 96P është një njohje e vjetër për Sohon. Në fakt, e kishte “takuar” në vitin 2012 kur fragmentet ishin vetëm dy, si dhe tre herë më herët: në vitin 1996, në vitin 2002, në vitin 2007. / Bota.al