Pas 20 vitesh, Arsenali dështon të shkojë në Ligën e Kampionëve

Pas 20 vitesh, Arsenali dështon të shkojë në Ligën e Kampionëve

Arsenali ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Evertonit në ndeshjen e fundit në Premier Ligë këtë stinor, por ka mbetur për herë të parë pas 20 vitesh jashtë Ligës së Kampionëve.

“Topçinjtë” mposhtën 3 me 1 Evertonin. Hector Bellerin, Sanchezi dhe Ramsey shënuan golat për Arsenalin, ndërsa për Evertonin realizoi Romelu Lukaku.

Para Arsenalit, në Ligën e Kampionëve do të shkojnë Liverpooli dhe Manchester City, raporton Insajderi.

Në tabelë, Liverpooli mbyll sezonin në pozitën e katërt me 76 pikë, një më shumë që Arsenali. /Insajderi.com