Pas 16 vite identifikohet viktima e sulmit të 11 shtatorit

Pas 16 vite identifikohet viktima e sulmit të 11 shtatorit

Pas 16 vitesh identifikohet viktima Mbetjet mortore të një njeriu që ka vdekur në sulmin terrorist të 11 shtatorit në Qendrën Botërore Tregtare në New York, janë identifikuar pas 16 vitesh.

Zyra e Mjekësisë Ligjore në New York njoftoi se identiteti i viktimës nuk do të bëhet publik me kërkesë të familjes së tij.

Në sulmin e 11 shtatorit të vitit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Viktimat në kullat binjake ishin 2 mijë e 752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.