“Party me Ledri Vula” – Bahtiri organizon ndejën e fitores

“Party me Ledri Vula” – Bahtiri organizon ndejën e fitores

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri i cili është në balotazh për të marrë edhe një mandat në krye të komunës, ka vendosur që të organizojë një ndejë me rininë e këtij qyteti, duke ua sjellë në një koncert emrin më të njohur të muzikës hip-hop të momentit.

Koncerti që Bahtiri e ka quajtur “party i fitores” do të mbahet të mërkurën në orën 20:00 në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë.

“Ftohen RINIA e Mitrovicës që nesër në ora 20:00 në Shtëpinë e Kulturës të marrin pjesë në “PARTY me LEDRI VULA”. Ta nisim së bashku festën e fitores me rininë e mrekullueshme të Mitrovicës”, ka shkruar Bahtiri teksa ka shpërndarë fotografinë në profilin e tij në Facebook.

Ftohen RINIA e Mitrovicës që nesër në ora 20:00 në Shtëpinë e Kulturës të marrin pjesë në "PARTY me LEDRI VULA". Ta…

Posted by Agim Bahtiri on Tuesday, 14 November 2017