Derbi i kryeqytetit shqiptar, mes Partizanit dhe Tiranës u mbyll 2-1 në favor të Demave të Kuq në një ndeshje emocionuese që intrigoi edhe më shumë luftën për titulllin." />

Partizani i kosovarëve fiton derbin e madh ndaj Tiranës

Partizani i kosovarëve fiton derbin e madh ndaj Tiranës

Derbi i kryeqytetit shqiptar, mes Partizanit dhe Tiranës u mbyll 2-1 në favor të Demave të Kuq në një ndeshje emocionuese që intrigoi edhe më shumë luftën për titulllin.

90 minutëshi i zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” të bardhebluve nuk kishte në shkallët e impiantit mbështetësit e Tiranës që bojkotuan në shenjë proteste, por kjo nuk e zbehu shkëlqimin.

Renato Malota i dha kryesimin Partizanit pas një kërcimi në zonë që u favorizua dhe nga neglizhenca e mbrojtjes dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Starti i fraksionit të dytë ishte i vrullshëm për Tiranën që barazoi me me Olsi Teqen pas daljes së gabuar të portierit Hoxha.

Rastet pasuan njëri tjetrin deri në minutën e 70’ kur Ekuban shtyu sferën në rrjetë pas një asisti të Torasa.

Për Partizanin luajnë tre futbollistë nga Kosova. Ish-futbollistët e Prishtinës, Labinot Ibrahimi, Ylber Ramadani dhe Mentor Mazrekaj janë pjesë e skuadrës së kuqe.

Me këtë fitore Partizani është vetëm 4 pikë larg kreut që mbahet nga Kukësi. /Insajderi.com