Partia pro-perëndimore mundi socialistët pro-rusë në Bullgari

Partia pro-perëndimore mundi socialistët pro-rusë në Bullgari

Rezultatet zyrtare në Bullgari tregojnë se partia pro-perëndimore e ish-kryeministrit Boyko Borisov ka fituar zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që socialistët pro-rusë kanë pranuar humbjen.

Me 90 për qind të votave të numëruara, mëngjesin e sotëm, Partia GERB e Borisovit ka 32.58 për qind të votave, ndërsa Partia Socialiste 26.8 për qind.

Rezultatet përfundimtare priten më 30 mars.

Borisov mund të marrë mandatin për të formuar kabinetin e tij të tretë, por paraprakisht duhet të formojë koalicion me disa parti të vogla, shkruan REL.

Zgjedhjet e së dielës janë vëzhguar nga afër, nga frika se çfarë drejtimi do të marrë Bullgaria, vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe i NATO-s.