Partia kundër emigrantëve e para në sondazhe në Suedi

Partia kundër emigrantëve e para në sondazhe në Suedi

Partia Suedeze Demokrate anti-imigruese është më e popullarizuara ndër partitë tjera në shtetin nordik, sipas një ankete të re.

Anketa “YouGov” tregoi që gati një çerek i njerëzve – 23,9 për qind – thanë që do të votonin për këtë parti nëse do të kishte zgjedhje tani, ndërsa rezultatet pro kësaj partie janë përgjysmë më të larta se në vitin 2014.

Këto rezultate vënë partinë Demokrate Suedeze në krye të Social Demokratëve, të cilët tani përbëjnë një pjesë më të madhe të koalicionit në qeveri. Ndërsa mbështetja për Social Demokratët ka rënë për nëntë pikë më poshtë, shkruan The Independent.

“Dyshoj që kjo do qëndrojë pasi të afrohen zgjedhjet, por duke parë rrethanat momentale kjo është relevante,” tha Matthew Goodwin, zyrtar në institutin për marrëdhënie ndërkombëtare.

Suedia e cila ka një popullsi nën 10 milionë banorë, ka pranuar me dhjetëra mijëra refugjatë nga Siria, Somalia dhe Jemeni këto vite.

Ndërsa Suedia ka pasur më shumë probleme këto kohë duke bërë që suedezët të besojnë që migrimi nga shtetet e largëta është shumë negativ, si për ekonominë ashtu edhe për shoqërinë. /Insajderi.com