Partia e Vulinit e quan “të droguar” gazetarin – raportoi mbi dyshimet për korrupsion

Partia e Vulinit e quan “të droguar” gazetarin – raportoi mbi dyshimet për korrupsion

Gazeta serbe “KRIK” gjatë ditës së hënë ka publikuar një lajm për ministrin e mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, për blerjen e dyshimtë të një banese në Serbi.

Në këtë shkrim thuhet se ministri Vulin kishte blerë banesën me paratë që i kishte huazuar nga tezja e gruas së tij e cila jeton në Kanada.

Mirëpo ky raportim nuk i ka pëlqyer partisë së Vulinit, Partia e Lëvizjes Socialiste, ata e kanë quajtur redaktorin e kësaj gazete Stevan Dojçinoviç të droguar dhe se duhet t’i bëhet testi për drogë.

Redaktori Dojçinoviç ka thënë se do të ngre padi për deklaratën e Lëvizjes Socialiste.

Dojcinoviç ka thënë se sulme të tilla nuk mund ta shkatërrojnë reputacionin e tij, por mund të rrezikojnë sigurinë e tij dhe atë të gazetarëve të tjerë të KRIK-ut. /Insajderi.com