Partia e ministrit të akuzuar: Jemi të bashkuar pro demarkacionit

Partia e ministrit të akuzuar: Jemi të bashkuar pro demarkacionit

Partia e Drejtësisë e udhëhequr nga ministri i liruar nga detyra, Ferid Agani, ka dalë me një dekalratë për media nëpërmjet së cilës ka treguar se vendimi i kryesisë së kësaj partie për të dhënë votën pro demarkacionit me Malin e Zi buron nga qëndrimi unanim i anëtarëve të partisë.

“Vendimi i kryesisë për mbështetjen e miratimit të demarkacionit, në përputhje me dispozitat statutore të PD-së”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Kryetari i kësaj partie Agani akuzohet për shkak të veprës penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Zyra për Informim e kësaj partie ka njoftuar se “miratimi i Deklaratës politike nga ana e Kryesisë së Partisë përkitazi me mbështetjen e miratimit të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, është bërë në pajtim të plotë me dispozitat statutore të partisë”  dhe se kjo deklaratë politike është e mbështetur në plotni në vendimin e marrë  njëzëri në Kuvendin e rregullt të Punës të Partisë së Drejtësisë të mbajtur me 29 maj 2016.

Për këtë arsye PD dëshiron të sqarojë se nuk bëhet fjalë për vendim të marr “ad hoc” por për qëndrim konsistent politik të partisë përkitazi me këtë çështje./Insajderi