Partia e Merkelit mposhtet në zgjedhje nga një parti anti-BE

Partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, Unioni i Kristian-Demokratëve (CDU), që udhëheqë me Qeverinë gjermane ka pësuar humbje, duke dalë vetëm në vendin e tretë në zgjedhjet në një shtet veri-lindor të Gjermanisë, njofton BBC.

Partia e Merkelit mposhtet në zgjedhje nga një parti anti-BE

Madje sipas sondazhit të bërë menjëherë pas votimit nga një televizion gjerman, CDU është mposhtur edhe nga një parti anti-migrim, anti-islam dhe anti-Bashkim Europian.

Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka fituar 21 për qind të votave dhe ka dalë e dyta pas Partisë së Social-demokratëve (SPD), që fituan 30.5 për qind.

Partia e Merkel-it fitoi vetëm 19 për qind, sipas këtij sondazhi, shkruan klankosova.tv, transmeton Insajderi..

Votimi është parë si kyç, para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani, që mbahen në vitin 2017.

Para këtyre votimeve në Mecklenburg-Vorpommern partitë tjera gjermane nuk kishin formuar koalicione me AfD-në. Gjithsesi, rritja e kësaj partie shihet si dobësim për atë të Merkelit në prag të zgjedhjeve nacionale.

Mecklenburg-Vorpommern është në ish-Gjermaninë Lindore, vend prej nga vjen vet kancelarja.

Siç dihet, Merkel vitin e fundit ka pranuar brenda Gjermanisë një numër të madh migrantësh, rreth 1.1 milion – dhe ndjenjat anti-migrantëve janë rritur.

Prandaj, AfD, që është një parti kundër Bashkimit Europian, po shihet si një mundësi nga të pakënaqurit me politikat e Merkel-it.