Partia e Gëzim Kelmendi kandidon një profesor të gjuhës angleze në Prizren

14.08.2017 20:10
Partia e Gëzim Kelmendi kandidon një profesor të gjuhës angleze në Prizren

Partia Fjala ka emëruar Nexhmedin Ramadanin kandidat për Kryetar të Prizrenit.

Nexhmedin Ramadani është profesor i Gjuhës Angleze, ka njoftuar Partia që udhëhiqet nga Gëzim Kelmendi përmes një njoftimi.

Ramadani njëherësh do t’i prijë listës së kandidatëve për Asamble Komunale të Komunës së Prizrenit. /Insajderi.com