Partia e Drejtësisë thotë se Ferid Agani shpëtoi nga “puçi” për rrëzimin e tij

Mbrojtës të politikës së presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, kundër të cilit para disa muajsh u organizua një “ë ushtarak”, Partia e Drejtësisë lajmëron se edhe ndaj kryetarit të tyre ka pasur një plan për rrëzim.

Partia e Drejtësisë thotë se Ferid Agani shpëtoi nga “puçi” për rrëzimin e tij

Partia e ish-ministrit të akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare, Ferid Agani, ka lëshuar një komunikatë nëpërmjet së cilës lajmëron se kryetari i tyre ka qenë në rrezik nga një grup brenda partisë që si qëllim kanë pasur rrëzimin e Aganit në forma jo demokratike.

Mbrojtës të politikës së presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, kundër të cilit para disa muajsh u organizua një “puç ushtarak”, Partia e Drejtësisë lajmëron se edhe ndaj kryetarit të tyre ka pasur një plan për rrëzim.

“Partia e Drejtësisë njofton opinionin publik se grupi i izoluar i zyrtarëve partiak që muajt e fundit fshihej kinse prapa pakënaqësive rreth qëndrimit të partisë për demarkacionin dje shpërfaqi veten me synimin e vërtetë të cilin e ka pas që nga fillimi, që nëpërmjet gënjeshtrave dhe manipulimeve të anëtarësisë të arrijë largimin e themeluesit dhe Kryetarit të PD-së nga posti legjitim i udhëheqësit të partisë dhe me këtë të realizojë ndryshimin e kursit të partisë nga demokracia bashkëkohore konservatore europiane kah orientimet politike që janë në kundërshtim me traditën e shtet-ndërtimit dhe kulturën kombëtare e fetare të popullit Shqiptar, gjë që është e papranueshme dhe si e tillë nuk do gjejë vend në PD në asnjë rrethanë dhe në asnjë periudhë kohore”, thuhet në komunikatën e PD-së.

Kjo parti gjithashtu i ka bërë thirrje çdo “anëtari dhe simpatizanti të partisë se me vendosmërinë më të madhe do të mbrohen të arriturat 17 vjeçare të partisë”.

“Do të avancohen më tutje konceptet e saja programore të demokracisë progresive konservatore në funksion të pjesëmarrjes sa më të suksesshme të PD-së në shtetndërtimin e vendit si dhe integrimet e tij europerëndimore dhe më të gjëra ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com