Partia e Drejtësisë pret zgjedhje të qeta

Partia e Drejtësisë pret zgjedhje të qeta

Partia e Drejtësisë, dega në Ferizaj mbrëmë ka organizuar iftar për nderë të muajit Ramazan. Kryetari i Partisë, Ferid Agani duke uruar muajin e Ramazanit tha se shpreson në zgjedhje të qeta dhe demokratike.

“Jemi në fillim të fushatës zgjedhore që do të mbahen me 11 qershor e shpresojmë në zgjedhje të qeta demokratike, që ua mundësojnë shprehjen e lirë qytetarëve të vendit, që do votojnë për një Kuvend të ri në shtetin tonë, me një Kuvend që do fillon me një fillim të ri”, tha Agani

“Jem radhitur në koalicionin “Fillim i Ri” me Partinë Demokratike të Kosovës, për të dhënë kontributin tonë në disa fusha, duke qenë të vetëdijshëm që dora-dorën e ndihmon dhe ne si parti në pajtim me traditën tonë, angazhimin tonë 17 vjeçar jemi përkushtuar që të japim kontributin tonë në ndërtimin e vendit”, u shpreh Agani.

Të pranishmëve iu drejtua dhe kryetari i degës në Ferizaj njëhrit edhe kandidatë për deputet nga Partia e Drejtësisë, Ardian Sejdiu, me që rast uroj muajin e Ramazanit dhe tha se kuvendi i Kosovës ka nevojë për energji të reja të artikuluar në vlerat më të larta./Insajderi.com