Partia e Drejtësisë e indinjuar me Shpend Ahmetin për BeerFest-in

30.07.2016 12:23
Partia e Drejtësisë e indinjuar me Shpend Ahmetin për BeerFest-in

Dega e Partisë së Drejtësisë në Prishtinë ka kritikuar qeverisjen e Komunës së Prishtinës për lejimin e organizimit të festivalit të birrës në sheshin Zahir Pajaziti.  Reagimi i PD-së vjen pasi nata e parë e këtij festivali përfundoi para kohe kur një person shiu me armë gjë që nxiti panik tek qytetarët.

Sipas PD-së, Komuna e Prishtinës nuk duhet të lejojë që hapësira publike të uzurpohet e të dhunohet, dhe se organizime tē tilla duhet të jenë të mbyllura dhe jopublike.

Në një komunikatë për media, kjo degë thotë se është e indinjuar me Shpend Ahmetin, të cilin i kërkojnë llogari për këtë “skandal me të mitur”.

“BeerFest” nuk promovon kurrfarë vlerash edukative a kulturore sa për ta uzurpuar sheshin e Prishtinës, e t’i privojë qytetarët nga mundësia e shfrytëzimit të sheshit për disa net. Ky skandal me të miturit është i përvitshëm dhe për këtë duhet të jep llogari kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com