Parlamenti i Turqisë vendosë të zgjerojë kompetencat e Erdoganit

Parlamenti i Turqisë vendosë të zgjerojë kompetencat e Erdoganit

Parlamenti turk e ka miratuar një projektligj më 21 janar që do të zgjeronte shumë të drejtat ekzekutive të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe do të hap rrugën për mbajtjen e referendumit për këto ndryshime kushtetuese.

Qeveria ka thënë se propozimet, që postin presidencial do e bëjnë ekzekutiv, për herë të parë në historinë e Turqisë moderne, do të sigurojë një administratë më të thjeshtë dhe më efektive, ndonëse kritikët pralajmërojnë se kjo do i jap Erdoganit fuqi pa kontroll nga institucione të tjera.

Ndryshimet prej 18 nenesh të Kushtetutës janëmiratuar me 339 vota pro në parlamentin me 550 ulëse.

Partia qeveritare për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP e ka shumicën në parlament. Ndryshimet e kanë marrë përkrahjen edhe të Partisë Lëvizja Nacionaliste, e cila është akuzuar se ka marrë ryshfet nga AKP në pushtet.

Reforma i lejon Erdoganit të lëshojë dekrete, deklarojë masat emergjente dhe të emërojë ministra dhe zyrtarët kryesor të shtetit si dhe shpërbëjë parlamentin.

Erdogan është bërë president në vitin 2014 pasi pothuajse për një dekadë ka shërbyer si kryeministër, ndërsa kritikët e akuzojnë për autoritanizëm për shkak të shumë arrestimeve të dhjetëra mijëra policëve, gjykatësve, ushtarakëve, gazetarëve dhe akademikëve prej dështimit të puçit të 15 korrikut.

Të mërkurën, “Human Rights Watch” me seli në SHBA tha se ndryshimet e propozuara përbëjnë “një kërcënim të madh për të drejtat e njeriut, për sundimin e ligjit dhe për të ardhmen demokratike të vendit”, duke i përshkruar ato si një përpjekje për ta kthyer pushtetin në Turqi në një “regjim të një individi të vetëm”. “Kjo qeveri po nxiton me këto ndryshime në Parlament, në një kohë që vendi ndodhet në gjendje emergjence dhe në vazhdën e një spastrimi kolosal, kohë gjatë së cilës shumë medie të pavarura janë heshtur, ndërsa debati publik është ndaluar”, shton “HRW”.