Parlamenti i studentëve: VV shkaktoi dhunë në aksionin e studentëve

Parlamenti i studentëve: VV shkaktoi dhunë në aksionin e studentëve

Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është distancuar nga aksioni që u zhvillua sot nga Organizata studentore Studim, Veprim Kritikë për kundërshtimin e funksionalizimin e Kishës Ortodokse, në të cilin u arrestuan disa studentë gjatë tentimit për të vendosur një parullë në derën e kishës.

Parlamenti studentorë përmes një komunikate kanë thënë se nuk morën pjesë në aksion, edhe pse fillimisht e kishin paralajmëruar pjesëmarrjen,  pasi thonë se kanë pasur informacione se aksionit do t`i bashkoheshin edhe anëtarë të LëvizjesVetëvendosje.

“Para se te fillonte aksioni ne morëm informata se ne aktivitetin simbolik do te marrin pjese edhe anëtar te Lëvizjes Vetëvendosje te cilët do ta manipulojnë dhe shndërroj aktivitetin si të dhunshëm dhe ne si Parlament Studentor nuk pranuam dhe nuk morëm pjesë në këtë aktivitet”, thuhet në këtë komunikatë.