Gjermania miraton masa të rrepta për azilkërkuesit

Gjermania miraton masa të rrepta për azilkërkuesit

Një sërë rregulloresh të reja që kanë të bëjnë më azilin në Gjermani, janë miratuar të enjten në parlamentin gjerman, në mënyrë që të zvogëlohet numri i azilkërkuesve në shtetin evropian.

Deputetët e Bundestagut miratuan me 429 vota pro, dhe 147 kundër këto masa, mjaft të kritikuara nga opozita e majtë, njofton “Deutsche Welle”.

Në këtë formë ata miratuan masat që quheshin si, “Asylpaket II”, nga koalicioni i konservatorëve dhe social-demokratëve të Angela Merkelit, që parashikon kryesisht ashpërsimin e kushteve të ribashkimit familjar, raporton Insajderi.

Azilkërkuesit të cilët kanë mbrojtje të limituar nën ligjin gjerman, sepse ata nuk janë të konsideruar si “personalisht të persekutuar” dhe ata duhet të presin tashmë, dy vjet para se të ribashkohen me familjet e tyre.

Ligji po ashtu parashikon krijimin e pesë qendrave të regjistrimit të kandidatëve për azil, që të përshpejtojnë shqyrtimin e kërkesave.