Parkingu arsyeja që 23-vjeçari u plagos sot në Prishtinë

Parkingu arsyeja që 23-vjeçari u plagos sot në Prishtinë

Për një parking të veturës 23-vjeçari në Prishtinë ishte afër që të humbë jetën. I ri i cili ishte djali i pronarit të një servisi në Prishtinë u plagos dy herë me plumba nga dy persona që donin ta parkonin veturën para lokalit të tij.

Dy personat u kthyen tek servisi me armë zjarri me vete për ta plagosur në stomak dhe në këmbë, 23-vjeçarin, njofton Klan Kosova

Policia në vendin e ngjarjes nuk i gjeti dy sulmuesit, policia arriti t’i gjejë disa gëzoja të plumbave. Sipas familjarëve të të plagosurit ai gjendet jashtë rrezikut për jetë./Insajderi.com