Parker do ta nokautojë Joshuan – basti i çmendur mijëra funte i Furyt

Parker do ta nokautojë Joshuan – basti i çmendur mijëra funte i Furyt

Tyson Fury ka thënë se Joseph Parker mund ta nokautojë Anthony Joshuan.

Fury beson se Parker mund ta mposht Joshuan me nokaut, dhe ai për këtë ka vënë bast prej 5 mijë funteve, transmeton Insajderi.

Sipas Furyt, Joshua do të humb ndaj Parkerit, në rast se ai do të ndeshet me kampionin e WBO.

Joshua mbajti rripat e tij të WBA dhe IBF, kur e mposhti rivalin Carlos Takam muajin e kaluar në Cardiff.

Pas këtij triumfi të Joshuas, aktualisht po flitet për një përballje të britanikut me amerikanin Deontay Wilder, me promotorin Eddie Hearn i cili konfirmoi se bisedimet rreth një dueli të mundshëm janë në vazhdim.

Por, Fury nuk beson se Joshua do të ketë shanse për fitore ndaj Parkerit.

“Nëse Anthony Joshua përballet me Joseph Parker, do të vëj bast prej 5 mijë funteve se Parker do ta nokautojë atë”, shkroi Fury në ‘Twitter’. /Insajderi