Parisi, Silicon Valley i ri në Evropë

Parisi, Silicon Valley i ri në Evropë

Parisi mund të bëhet një Silicon Valley i ri i Europës. Ndonëse sipërmarrësit e rinj nuk e kanë të lehtë.

Në sallat e magazinave në zonën periferike të Parisit, La Courneuve mbizotëron aktivteti i biznesit. Duzina të rinj me përparëse të bardha shkojnë e vijnë. Ata lajnë vaska plastike, vrojtojnë kurbat në monitorët e kompjuterave ose zhduken papritur në ndonjërin nga kontejerët e mëdhenj të bardhë. Prej tyre del dritë ngjyrë rozë e ndonjëherë edhe ndokush me kuti luleshtrydhesh në dorë. Këto janë zemra e Startup Agricool, që planifikon të revolucionarizojë bujqësinë – duke i rritur frutat e perimet nëpër kontejerë, në mes të qytetit. Ky Startup është një ndër të shumtët, që mund ta kthejnë shpejt Parisin në një Silicon Valley të Europës, njofton DW.

Një parajsë për frutat

Këtë sipërmarrje e kanë themeluar Guillaume Fourdinier dhe Gonzague Gru. Që të dy janë djem fermerësh dhe janë rritur me frutat e shijshme në fshat. “Kur ne erdhëm në qytet, u shokuam, se sa pak shijonin frutat këtu”, thotë Fourdinier.

“Me idenë tonë të biznesit ne duam që kjo të ndryshojë. Në kontejerët tanë ne krijojmë kushte ideale për frutat si luleshtrydhet: dritën e duhur, temperaturën dhe lagështirën e duhur. Kontejerët janë një parajsë për frutat e shijshme – pa pesticide!” Agricool furnizohet me energji të rinovueshme. Ndaj edhe rruga e frutave për tek klientët në krahasim me bujqësinë tradicionale, thotë Fourdinier.

Sipërmarrja ekziston qysh prej një viti. Gjatë kësaj periudhe themeluesit kanë mbledhur një kapital prej katër milionë Eurosh nga investitorë privatë. “kjo na ka ndihmuar, që ta avancojmë zhvillimin tonë”, shpjegon Fourdinier. “Në shumë vende ka një potencial gjigand tregu – kryesisht atje ku është shumë nxehtë, shumë ftohtë ose ku ajri është i ndotur.” Kontejerët e parë ata duan që t’i vendosin vitin e ardhshëm në qytet franceze – këtë në sistemin Franchise-System. Të ashtuquajturit “cultivateurs” – kultivues, do të kujdesen njëkohësisht për disa kontejerë. Këto janë të lidhura në mënyrë të centralizuar me Agricool, që kujdeset, që vazhdimisht kushtet e kultivimit të jenë optimale.

“Parisi mund të bëhet numri një për Startups”

Agricool është vetëm një nga mijëra Startup në Paris. Në gjysmën e parë të vitit  2016 ato kanë grumbulluar një kapital fillestar prej një miliardë Euro. Qyteti kësisoj është adresa e parë në Europë, vetëm Londra ia kalon. Megjithatë Franca nuk është një vend ideal për Startups, mendon Arthur Ho, bashkëthemelues i sipërmarrjes Estis, që shet mobilje të prodhuara me porosi me çmime të favorshme. “Në Francë shumë ende nuk janë ambjentuar me konceptin Startup”, vë në dukje ai. “Kjo nis qysh me kërkimin e punonjësve. Shumë e konsiderojnë këtë vend pune si jo të sigurtë. Derisa të lëvrohen subvencionet shtetërore, produkti është zhvilluar.” Ndaj deri tani të dy themeluesve të sipërmarrjes u është dashur që ta financojnë idenë nga xhepi i tyre.

Por Arthur Ho dhe partneri i tij i biznesit do të vazhdojnë ta mbajnë inkubatorin e tyre në jug të Parisit. Ho mendon, se nisma e tyre po shkon në drejtimin e duhur: “Franca ka nevojë per Startups. Ne jemi mjaft dinamikë dhe kemi çdo ditë ide për shërbime dhe produkte. Kjo është premisa për ta zhvilluar më tej ekonominë. Ndaj është e rëndësishme, që të mbështeten Startups.”(DW)