“Pare si Thaçi, pare si Rama”

“Pare si Thaçi, pare si Rama”

Dy reperët e njohur të skenës DJ Blunt dhe Real 1 kanë përfunduar xhirimet e klipit të projektit të tyre më të ri “Pare si Thaqi, pare si Rama”.

Data e lansimit të projektit është 1 prill 2017, teksa këtë këngë dyshja e kanë punuar në studion e Florent Boshnjakut, shkruan Telegrafi.

“Pare si Thaqi, pare si Rama” do të jetë një këngë mjaft interesante pasi do përmbajë edhe portretet e dy liderëve në bankënota. Kënga do të publikohet në YouTube edhe me videoklip.

Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit në Prishtinë, nga produksioni Imagine Films.