Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Meteorologët parashikojnë se nga sot do të ketë kthjellime dhe në përgjithësi ditëve në vijim do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të zbresin deri në 8 gradë celcius dhe 6 gradë, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 20 deri në 23 gradë celcius.

Parashikim më i detajuar nga dje deri më 20 maj.

Për ditën e nesërme është parashikuar mot kryesisht me diell. Për pasnesër mot gjithashtu do të jetë kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e vonë gjatë natës priten mundësi edhe për riga lokale shiu.

Kurse për të shtunën paralajmërohet për mot pjesërisht të vranët, ku gjatë orëve të pasdites priten reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima.

Gjatë natës me kalimin e sistemit frontal do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme jugperëndimore 5-12m/s, me hove deri në 15m/s, ndërsa ditëve të ardhshme do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi-perëndimi 1-6m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.