Parashikimi i Balotellit: Ja kush e fiton Kampionatin Evropian

Parashikimi i Balotellit: Ja kush e fiton Kampionatin Evropian

Para katër viteve Italia mposhti Gjermaninë ne gjysmëfinale, por ajo që e ndezi internetin qe reagimi i Balotellit pas shënimit të golit. Por, sot Balotelli këtë kampionat e shikon nga televizion, derisa ka bërë edhe parashikimin e tij për fituesin e “Euro 2016”.

“Më vjen mirë që njerëzit e kujtojnë atë fitore ndaj Gjermanisë në Euro 2012. Nuk më pëlqen të flas për golat e mi apo për ndeshjet e së shkuarës edhe pse kur i kujtoj lumturohem për atë që kam bërë”, ka thënë sulmuesi italian.

Por Balotelli e ka një dëshirë që Italia të fitojë këtë kampionat.

”Kush e fiton Evropianin? Sigurisht që Italia. Herën e fundit humbëm në finale, ndaj shpresoj që këtë vit kombëtarja t’ia dalë mbanë”përfundon Balotelli. /Insajderi.com