Profeti francez, Michel de Notre Dame, i njohur si Nostradamus, ka lindur në shekullin 16, më 14 dhjetor të viti 1503, dhe si një mjek dhe astrolog kishte një autoritet të madh në sh" />

Parashikimet e Nostradamusit për vitin 2018

Parashikimet e Nostradamusit për vitin 2018

Profeti francez, Michel de Notre Dame, i njohur si Nostradamus, ka lindur në shekullin 16, më 14 dhjetor të viti 1503, dhe si një mjek dhe astrolog kishte një autoritet të madh në shoqërinë e kohës. Si një parashikues zhvillimesh e fenomenesh së të ardhmes, ai është respektuar ndër shekuj dhe edhe sot, pavarësisht nga zhvillimi i shkencës dhe teknologjisë, citohet dhe lexohet.

Për vitin 2018 ai ka paraparë një varg zhvillimesh, që do të ndryshonin botën kështu siç e njohim sot.

Bota do të ballafaqohet me ndryshime midis popujve, ka paraparë ai, si dhe do të ndodhin disa katastrofa që do ta tundin botën.

Më 2018 duhet të presim erupsionin e vullkanit Vezuf, pas të cilit do të ndodhë një tërmet i fuqishëm, dhe këto dy ngjarje do të marrin jetën e 16 mijë njerëzve, ka paraparë ai.

Profeti Nastradamus ka paraparë po ashtu tërmet të fuqishëm në pjesën perëndimore të SHBA, valët e të cilit do të ndihen në gjithë botën.

Sipas tij, “Mbretërit do të plaçkitin pyjet” dhe “qielli do të hapet, kurse fushat do të digjen nga temperaturat”.

Ai kishte pohuar se në fillim të shekullit 21 Franca do të nisë një luftë të madhe, e cila do të përhapet në pjesën tjetër të Europës që do të “përfshijë të gjitha fuqitë e mëdha”. Pohon po ashtu se pas një periudhe të trazuar 27 vjetësh (më 2025) përsëri do të sundojë paqja, por që “pak kush do të mund ta shijojë”, transmeton Koha.net.

Parashikimet më të sakta të Nastradamusit që kanë ndodhur deri më tash janë:

Revolucioni Francez,

Zjarri i madh në Çokago më 1871,

Zbulimi i Lluj Pasterit,

Rritja e fuqisë së Adolf Hitlerit në Gjermani në vitet e ’30-ta,

Aterrimi në Hanë,

Vrasja e Kenedit,

Krijimi i bombës atomike,

Sulmi terrorist në Qendrën Tregtare nç New York më 11 shtator 2001.