Paralajmërohet protestë kundër degradimit të objektit të Fakultetit Teknik

Paralajmërohet protestë kundër degradimit të objektit të Fakultetit Teknik

Më 14 mars në hapësirat e Fakultetit Teknik në kryeqytet do të mbahet protestë kundër degradimit të objektit të po këtij fakulteti.

Sipas njoftimeve në rrjetin social Facebook, thuhet se kjo protestë organizohet si kundërshtim qytetar i shpërfytyrimit të një prej objekteve ikonike të arkitekturës moderne të Kosovës, i projektuar nga arkitekti slloven me renome botërore Edvard Ravnikar.

Protesta “Stop krimit arkitektonik!”, nis të martën më 14 mars me fillim nga ora 12:30 dhe zgjat deri në orën 13:30.