Paralajmërimi i Rita Orës: Shihemi nesër Tiranë (Foto)

Paralajmërimi i Rita Orës: Shihemi nesër Tiranë (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora nesër do të performojë para audiencës shqiptare.

Koncerti do të mbahet në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë, këtë gjë e pati paralajmëruar muaj më parë edhe kryebashkiaku Erion Veliaj përmes llogarisë së tij Instagram.

Ndërsa thuajse çdo gjë ka përfunduar për këtë koncert të madh.

Derisa motra e Ritës, Elena ka mbërritur në Tiranë, edhe këngëtarja ka postuar një instastory që paralajmëron ardhjen e saj nesër.

“Shihemi nesër Tiranë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe kjo është hera e dytë që Rita performon në Tiranë, ajo një koncert e pati dhënë edhe në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.