“Paradise Papers” zbulon sekretet e pasurisë së fshehur nga liderë botëror

“Paradise Papers” zbulon sekretet e pasurisë së fshehur nga liderë botëror

Është pubikuar sot dosja Paradise Papers (Letrat e Parajsës), e cila ekspozon skemat e evazionit fiskal të elitës botërore.

Kjo dosje vjen si rrjedhojë e rreth 13.4 milionë dokumente sekrete që tregojnë dëshmi të evazionit fiskal midis politikanëve të rangut të lartë, përfshirë njerëz të afërt me Donald Trump dhe Mbretëreshën e Britanisë së Madhe.

Hulumtimet e përgatitura nga rreth 200 gazetarë botëror kanë filluar të publikohen sot në gazetat e njohura botërore si: New York Times në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, The Guardian dhe BBC në Britani, e Süddeutsche Zeitung në Gjermani.

Media gjermane raporton se disa në kabinetin e presidentit amerikan Donald Trump kanë qenë të implikuar. Konkretisht, gazetarët kanë zbuluar teknikat e evazionit fiskal të përdorura nga politikanët super të pasur dhe të rangut të lartë.

Rrjedhja e të dhënave u raportua nga gazeta gjermane’ Süddeutsche Zeitung’, e cili mori të dhënat e rrjedhura nga kompani me bazë në Bermuda, Appleby, një nga firmat kryesore off-shore.

Dokumentet, të quajtura Paradise Papers, tregojnë lidhjen midis anëtarëve të kabinetit të Presidentit të SHBA Donald Trump dhe firmave ruse.

Süddeutsche Zeitung ishte gjithashtu e përfshirë në ekspozimin e të ashtuquajturës ‘Panama Papers’ për rrjedhje që vitin e kaluar por në fund të fundit, të dhënat u botuan nga një numër i organizatave të lajmeve në bashkëpunim me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigues (ICIJ) me bazë në SHBA.

Rrjedha e dokumenteve Paradise Papers, siç shkruan gazeta britanike The Guardian, raporton për një pasuri milionëshe të Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeta e Dytë, që është investuar në një fond të Ishujve të Kajmanit, si pjesë e një llogarie offshore (në det të hapur – mënyrë legale e fshehjes së parave në disa shtete) që nuk është zbuluar kurrë më parë.

Dokumentet e rrjedhura nga Paradise Papers vënë në pah faktin se Mbretresha e Britanisë së Madhe ka investuar rreth 600 milionë euro në parajsë fiskale në Ishullin Bermuda.

Bermuda është një ishull ku funksionon ligjërisht parajsa fiskale.

Të përfshirë në parajsë fiskale janë edhe njerëz të afërt me kryeministrin kanadez Justin Trudeau dhe presidentin rus Vladimir Putin. /Insajderi.com

Për më shumë informata mbi Paradise Papers në gjuhën shqipe, vizitojeni uebfaqen gazetën Insajderi.com