“Paradise Papers” zbulon lidhjet e dhëndrit të Trumpit me biznesmenin rus

“Paradise Papers” zbulon lidhjet e dhëndrit të Trumpit me biznesmenin rus

Dy institucione shtetërore ruse të cilat ishin të lidhura ngusht me presidentin rus, Vladimir Putin financuan investime të konsiderueshme në Twitter dhe Facebook nëpërmjet bashkëpunëtorit, Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump.

Këto investime janë bërë nëpërmjet një biznesmeni të teknologjisë ruse, Yuri Milner, i cili mban një pjesë të kompanisë së bashku me dhëndërinë e Trump i cili është edhe këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.

Zbulimi ka të bëjë me shqetësimet lidhur me ndikimin rus në politikën amerikane dhe rolin e luajtur nga mediat sociale në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar. Krejt kjo mund të ngritë dyshimet e reja për Kushner dhe kompanitë e medieve.

“Paradise Papers”, ka miliona kopje të dokumenteve të zbuluara lidhur me këtë skandal.

Këto investime kishin ardh nga “Banka VTP”, e cila është e kontrolluar nga firma shtetërore e naftës dhe gazit “Gazprom”.

Mirëpo këtë zubulim një zëdhënës i dhëndrit Kushner nuk ka pranuar që ta komentoj.

Këto dosje tregojnë se në vitin 2011, “Banka VTP” ka investuar një shumë prej 191 milion dollarë në Twitter, nëpërmes kompanisë e naftës “Gazprom dhe një investim në Facebook me vlerë prej 1 miliard dollarë.

Këto para kanë rrjedhur përmes makinave  investuese të kontrolluara nga Milner, i cili në vitin 2015 investoi edhe në një kompani në Nju Jork të cilën e zotëron Kushner së bashku me vëllain e tij.

Milner thuhet se e kishte këshilluar qeverinë ruse lidhur në aspektin e teknologjisë nëpërmjet një komisioni presidencial të kryesuar nga Dmitri Medvedev, ish-presidenti dhe kryeministri aktual.

Milner i cili ka 30 kompani online duke përfshirë Airbnb, Spotify dhe shitësit kinez Alibaba dhe JD.com. ka investuar në shumë prej 7 miliardë në to ku baza e tyre është në  “Silicon Valley” të Kalifornisë.

Milner ka thënë se është një bashkëpunëtor i Kushnerit. Ai ka thënë se i kishte ndihmuar Kushner për investuar në një biznes të thjesht për arsye komerciale.

Ai është shprehur se me Kushner ishin takuar vetëm një herë, në një kokteje në SHBA vitin e kaluar. “Nuk jam i përfshirë në ndonjë aktivitet politik. Nuk po financoj asnjë aktivitet politik “, ka thënë Milner. /Insajderi.com