Para takimit të Trump dhe Kim mbyllet hapësira ajrore mbi Singapor

Para takimit të Trump dhe Kim mbyllet hapësira ajrore mbi Singapor

Hapësira ajrore mbi Singapor do të mbyllet gjatë samitit të SHBA dhe Koresë Verore javën e ardhshme, lajmëron Reuters duke u thirrur në paralajmërim të cilin e kanë dhënë autoritetet nga aviacioni.

Ky qytet-shtet i Azisë juglindore, i cili më 12 qershor do të jetë vendi i takimit historik në mes të liderëve amerikan dhe koreanoverior Donald Trump dhe Kim Jong-un, i ka forcuar masat e sigurisë nëpër gjithë territorin.

Në paralajmërimin e Organizatës Ndërkombëtare për Aviacion Civil  (ICAO) dhe Administrata e Aviacionit Federal (FAA) është theksuar se hapësira ajrore mbi Singapor do të jetë pjesërisht e mbyllur më 11, 12 dhe 13 qershor./Insaderi.com.