Para se të shkarkohej nga federata, Ventura u shkarkua nga lojtarët me një mesazh

Para se të shkarkohej nga federata, Ventura u shkarkua nga lojtarët me një mesazh

“Do të ishim më mirë me Gigi-n (Buffon) në rolin e lojtarit, kapitenit dhe trajnerit. Tani jemi një anije pa komandant, në mes të stuhisë”. Ky është teksti i një mesazhi që ka qarkulluar mes futbollistëve të Italisë, të cilët kanë mbetur të befasuar për zgjedhjet e teknikut italian.

Ventura është shkarkuar dhe tani po fillojnë të dalin në skenë prapaskenat e një marrëdhënie aspak të mirë, e bërë e pamundur pas humbjes së shëmtuar të pësuar kundër Spanjës, mes skuadrës dhe trajnerit.

Aktivizimi i Insigne si mesfushor, zemërimi i De Rossi-t, që nuk ka qenë dakord me zëvendësimin, duke bërtitur se duhen sulmues për të shënuar dhe jo mesfushorë për të mbrojtur rezultatin janë emblematike dhe tregojnë se grupi kishte hequr dorë nga ai trajner.

Kështu, anekdota e radhës është zbuluar nga “Corriere della Sera” dhe tregon se kualifikimi në Kupën e Botës ishte i pamundur për shkak të një formacioni të çmendur dhe për shkak se trajneri kishte humbur besueshmërinë.

Nata më e errët e futbollit italian ka qenë ajo e “San Siro”-s, por lamtumira ka qenë e gjatë dhe ka fillua muaj më parë. Më mirë me Buffon në rolin e trajnerit.

Një slogan që ka filluar të qarkullojë shpesh mes lojtarëve dhe që është kthyer në një lloj muri ndaj trajnerit, i cili nuk kishte më asgjë nën kontroll. Kështu, pas barazimit 0-0 që i kushtoi Italisë Kupën e Botës, ai vendosi të mos jepte dorëheqjen, në pritje të një ceku prej 800 mijë eurosh.