Para darkës Nikoliq akuzon Thaçin se nuk po e mban fjalën

Para darkës Nikoliq akuzon Thaçin se nuk po e mban fjalën

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq, në Bruksel, para fillimit të takimit me delegacionin e Kosovës ka thënë se Serbia mbron territoret dhe të drejtën për sovranitet të shumë shteteve.

“Takimi i javës së shkuar u shfrytëzua për t’u ulur në të njëjtën tavolinë ashtu si nuk ka ndodhur qe shumë kohë… Nëse duan zgjidhje dikush duhet të iniciojë çështje për zgjidhje. Jemi të gatshëm të bisedojmë kur këto zgjidhje mund t’iu ndihmojnë të gjithë qytetarëve, në radhë të parë serbëve për të jetuar më të sigurt në Kosovë”, ka thënë Nikoliq në rts.

Por ai ka thënë se megjithatë ka çështje për të cilat nuk mund të bisedohet.

“Mos të ushqehet optimizmi në BE dhe në Prishtinë se mund të bisedojmë për diçka që është esenciale për ta, për të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës. Shqiptarët dhe Mogherini duan të iniciojnë edhe çështjen e sistemit gjyqësor, të kthehen në urën e Mitrovicës, a mund të ekzistojë ajo apo jo…Ne insistojmë për AKS-në kjo është tema jonë”, ka thënë ai.

Ai e ka akuzuar presidentin e Kosovës, si person të pabesë.

“I jemi afruar asaj që çfarëdo tjetër që të jepnim, do të ishte humbje e madhe për Serbinë dhe alibi për ata që kanë dëshirë të thonë se jemi pajtuar me të ashtuquajturën pavarësi e Kosovës“, thotë Nikoliq duke shtuar se kryetari i Kosovës Thaçi ,pas takimi të shkuar, s’e ka mbajtur fjalën për atë që ishte arritur marrëveshja.

“Zonja Mogherini nuk ka thënë se Thaçi s’e respektoi marrëveshjen. Nëse jemi marrë vesh, ai nuk është dashur ta mashtrojë Vuçiqin i cili foli para tij. Thaçi nuk do ose guxon ta majë fjalën”, ka thënë Nikoliq.

“Çdo gjë më tej është akull i rrëshqitshëm nëpër të cilin Serbia nuk dëshiron të shkojë “, thotë Nikoliq.

Sipas tij edhe bota është e ndarë për pavarësinë e Kosovës ndërsa ka thënë se bisedimet e Brukselit po hyjnë në fazën “kur gjithnjë e më vështirë është çfarëdo vendimi ë përbashkët”./Insajderi.com